Surpriza e Botart për këtë vit shkollor, “Mbi origjinën e specieve” të Çarls Darvinit

Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.

HISTORIA

Shumë, shumë kohë më parë, përpara se njerëzit të ekzistonin, bota e gjallë dukej shumë ndryshe nga kjo e sotmja. Që nga fillimi i jetës në Tokë, mikrogjallesat, bimët dhe kafshët kanë ndryshuar gradualisht, si pasojë e një procesi milionavjeçar që ne e quajmë evolucion.
Gjatë historisë njerëzore, për shumë e shumë kohë shumica e njerëzve pati besuar se çdo gjë në botë ishte krijuar e gjitha njëherësh. Ata mendonin se bimët, kafshët dhe njerëzit kishin qenë ngaherë këta që janë sot.
Por pati disa shkencëtarë të mençur e kureshtarë që e hodhën poshtë këtë mendim. Darvinit i pëlqente shumë të vëzhgonte dhe të koleksiononte insekte të shumëllojshme.

AUTORJA

Sabina Radeva është një artiste e artit grafik dhe ilustruese, e cila jeton në Londër (Angli). Në vitin 2008 ajo mbrojti tezën e Masterit shkencor në Biologji Molekulare, pranë Universitetit “Max Planck” në Gjermani. Në vitin 2009 ajo e braktisi lëmin shkencor për karrierën artistike dhe qysh atëherë vazhdon të studiojë në mënyrë autodidakte për t’u bërë ilustruese. Sabina është e dhënë pas projekteve që bëjnë bashkë shkencën dhe artin. Ajo është nënë e dy vajzave, që janë burim i frymëzimit të saj. Një libër mrekullisht i ilustruar “Mbi origjinën e specieve” i ritreguar prej saj, sapo u publikua në faqen elektronike të Kickstarter-it u shndërrua në një sukses kudo nëpër botë dhe ky është vetëm libri i parë i publikuar deri më tani prej saj./ ObserverKult