Sylvia Plath: Cirk në tre unaza

Në çati të cirkut të një tufani
projektuar nga një Zot i dehur
zemra ime e pa frè shpërthen përsëri
në një shi të tërbuar ngjyrë shampanje
dhe copëzat, uturijnë rreth një flugeri
ndërsa të gjithë ëngjëjt duartrokasin

E guximshme për vdekje dhe gazmore
futem në strofën e luanit tim
një trëndafil flakësh të rrezikshme
çel në flokët e mi
dhe prap unë vrushkulloj kamxhikut tim
me një stil vdekje prurës
duke mbrojtur plagët e mija me një karrige
ndërsa mbllaçitjet e dashurisë fillojnë

Gojëndyrë si Mefistofeli
I eklipsuar nga prestigjiatori i fshehur
demoni im i shkatërrimit anohet në një trapez
lepuj me krahe janë duke u rrotulluar në gjunjët e tij
vetëm që të zhduken përsëri me një lehtësi djallëzore
brënda një tymi që përcëllon sytë e mi.

Në shqip: Mirela Paparisto