Synohet edukimi i brezit të ri përmes leximit

Qendra Kombëtare e Librit edhe e Leximit për Fëmijë ka çelur fondin për letërsinë për fëmijë. Drejtoresha Alda Bardhyli ka thënë se synimi i kësaj nisme është edukimi i brezit të ri përmes leximit.

Qershori është përzgjedhur nga Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit, si  muaji i letërsisë për fëmijë. Drejtoresha Alda Bardhyli rrëfen detajet e fondit, që ka në fokus mbështetjen e shkrimtarëve që shkruajnë në këtë gjini të letërsisë.

 “Përtej maratonës së leximeve dhe diskutimeve, QKLL ka hapur edhe fondin për fëmijë, për ata autorë, që shkruajnë këtë gjini letrare. E dimë se viteve të fundit prurjet në këtë gjini s’kanë qenë të mëdha. Prandaj, qëllimi i QKLL është që të frymëzojë autorët që të shkruajnë letërsi për fëmijë”.

Vëmendja e Bardhylit është që të rrisim edhe edukojmë fëmijët përmes leximit sot, sepse vetëm kështu do të arrijmë të kemi një shoqëri më të formuar edhe rezultate pozitive tek brezat e ardhshëm nesër.

“Është shumë e rëndësishme që leximi të nisë që fëmijë, prandaj ky do të jetë një nga prioritetet tona”, thotë drejtoresha e QKLL.

Por, përpos kësaj fondi që u akordohet kësaj here autorëve, synon gjithashtu, që kështu të rrisim shkrimtarë, që shkruajnë letërsi për fëmijë.  Por, as interesi i treguar nga autorët e traditës, si Gaqo Bushaka, nuk ka munguar.

“Do doja që të kishte më shumë autorë të rinj, por emrat që shkruajnë këtë letërsi janë kryesisht emra të traditës. Sapo e shpallëm muajin qershor, muajin e letërsisë për fëmijë dy autorë, si Gaqo Bushaka dhe Astrit Bishqemi erdhën në ambientet tona, edhe dorëzuan dy dorëshkrime shumë interesante”, përfundon Bardhyli.

Fituesit do të vlerësohen me vlerën prej 160.000 lekë. Ndërsa, aplikimi përfundon në datën 15 korrik./ Shqiptarja.com