Ndërkohë që ajo
qeshte, unë e dita se kam me u përfshí në atë qeshje dhe kam me qenë pjesë e
saj, derisa dhambët e saj ishin vetëm yje aksidentalë me nji talent për
skuadrile. Unë u tërhoqa nga gulçimet e shkurta, i thithun në çdo rimëkambje
momentale, humbun ma në fund në shpellat e errëta të fytit të saj, plagosun nga
murmurima e muskujve të padukshëm. Nji kamarier i moshuem me duert që i
dridheshin po shtrinte me nxitim nji mbulesë me katrorë pembe e bardh mbi tavolinën e hekurt jeshile të ndryshkun, tue
thanë: “Në qoftë se zonja dhe zotnia duen me pi çaj në kopsht, në qoftë se
zonja dhe zotnia duen me pi çaj në kopsht… ” Unë vendosa se në qoftë se
tundja e gjijve të saj mund të ndalej, disa prej fragmenteve të mbasdites mund
të mblidheshin, dhe e përqendrova vëmendjen time me kujdes të veçantë te ky
fund.
(Nandor 1915)
Përktheu: Ag Apolloni