T.S. Eliot: Toka e nemun

III Predikimi i zjarmit

Çadra e lumit shqy: gishtat e fundit të gjethes
Kapen e kridhen në bregun e lagësht. Era
Po i bjen kryq e tërthor tokës së kaftë, pa u ndëgju. Nimfat qenkan nisë.
Temzë e ambël, rridh butë-butë, derisa t’i jap fund kangës teme.
Lumi nuk bart shishe të zbrazëta, letra sanduiçi,
Faculeta mëndafshi, kuti kartonash, duqe cigaresh
Apo dëshmi të tjera netësh verore. Nimfat qenkan nisë.
Dhe miqtë e tyne, trashëgimtarët bjerrakohës të drejtorëve të Gjytetit;
Vajtën, adresa nuk lanë.
Ndanë ujnave të Lemanit u ula dhe qava…
Temzë e ambël, rridh butë-butë, derisa t’i jap fund kangës teme.
Temzë e ambël, rridh butë-butë, ngaqë s’jam tue folë as mza, as gjatë.
Por në shpinë rribë të ftohtë ndëgjoj
Rrakatje eshnash dhe hahatje përhapë vesh më vesh.

Përktheu: Agim Morina

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: KËTO ISHIN FJALËT E FUNDIT QË DËGJOVA PREJ AZEM SHKRELIT