Nëse nuk e keni ditur: Ja si shkruhen shkurt disa nga fjalët në fjalor!

Tabela e shkurtimeve është listë në një fletë të fjalorëve që jep shpjegime për shkurtimet e fjalëve dhe shenjave të përdorura në atë fjalorë.

Zakonisht e gjeni në faqet e para apo të fundit të librit.

Për fjalorët shqip-shqip zakonisht përdoret lista e shkurtimeve e paraqitur më poshtë. Po ashtu edhe për fjalorët tjerë d.m.th të kodeve në gjuhët tjera në shpjegimet në gjuhën shqipe përdoret një listë e tillë.

ana. – term nga anatomia.
antrop. – term nga antropologjia.
arb. – fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë.
arkeol. – termë nga arkeologjia.
arkit. – term nga arkitektura.
art. – term nga arti ose artikull
as. – emër i gjinisë asnjanëse; në gjininë asnjanëse.
astr. – term nga astronomia.
astronaut. – term nga astronautika.
av. – term nga aviacioni.
bakt. – term nga bakteriologjia.
bashkërend. – lidhëz bashkërenditëse.
betim. – fjalë a shprehje, që përdoret si betim.
biol. – term nga biologjia.
biokim. – term nga biokimia.
bised. – fjalë a shprehje e ligjërimit.
blet. – term nga bletaria.
bot. – term nga botanika.
bujq. – term nga bujqësia.
det. – term nga detaria.
dëf. – përemër dëftorë.
dipl. – term nga diplomacia.
drejt. – term nga drejtësia.
dhan. – rasa dhanore.
ek. – term nga ekonomia.
elektr. – term nga elektroteknika.
em. – emër.
etnogr. – term nga etnografia.
euf. – euforizëm.
f. – emër i gjinisë femërore; në gjinin femërore.
farm. – term nga farmaceutika.
fet. – term fetar.
fëm. – term nga fjalë ose shprehje e të folurit të fëmijëve.
fig. – kuptimi i figurshëm.
filoz. – term nga filozofia.
fin. – term nga financat.
fiz. – term nga fizika.
fiziol. – term nga fiziologjia.
fjalëform. – element fjalëformuese.
fj.ndërm. – fjalë e ndërmjetshme.
fj.u. – fjalë e urtë.
folk. – term nga folkloristika.
fol. – folje.
foto. – term nga fotografia.
gjah. – term nga gjuetia.
gjell. – term nga gjellëtarja.
gjeod. – term nga gjeodezia.
gjeofiz. – term nga gjeofizika.
gjeogr. – term nga gjeografia.
gjeol. – term nga gjeologjia.
gjeom. – term nga gjeometria.
gjëzë. – gjëgjëzë.
gjin. – rasa gjinore.
gjuh. – term nga gjuhësia.
hek. – term nga hekurudha.
hidrol. – term nga hidrologjia.
hidrotek. – term nga hidroteknika.
hist. – term nga historia, historizmi.
iron. – me ironi, për shpoti.
jokal. – folje jokalimtare.
kal. – folje kalimtare.
kallëz. – rasa kallëzore.
kallëzuese. – si kallëzues.
keq. – me kuptim keqsues.
kim. – term nga kimia.
kinem. – term nga kinematografia.
kirur. – term nga kirurgjia.
kish. – term kishtar.
kopsht. – term nga kopshtaria.
krah. – krahasues.
krahin. – term nga krahinorizmi, fjalë ose shprehje krahinore.
kr.pop. – fjalë ose shprehje e krijimtarisë gojore popullore.
kr.thj. – koha e kryer e thjeshtë.
kryes. – kryesisht.
kund. – fjalë me kuptim të kundërt, antonim; e kundërta.
kundërsht. – lidhës kundërshtore.
lart. – fjalë a shprehje e stilit të lartë.
lej. – lidhës lejore.
let. – term nga letërsia.
libr. – fjalë ose shprehje e ligjërimit libror.
lidh. – lidhëz.
lidhor. – përemër lidhor.
logj. – term nga logjika.
m. – emër i gjinisë mashkullore; në gjinin mashkullore.
malk. – malkim.
mat. – term nga matematika.
mb. – mbiemër.
meteor. – term nga meteorologjia.
min. – term nga mineralogjia dhe në miniera.
mit. – term nga mitologjia.
mjek. – term nga mjekësia.
moh. – pjesëz mohuese; mouese.
mospërf. – fjalë ose shprehje me ngjyrim mospërfilës.
muz. – term nga muzika.
ndajf. – ndajfolje.
ndërt. – term nga ndërtimtaria.
num.përmb. – numëror përmbledhës.
num.rresht. – numëror rreshtorë.
num.them. – numëror themelor.
mxit. – pjesë nxitëse.
nj. – numri njëjës.
opt. – optika.
pakr. – koha e pakryer.
pakuf. – përemër i pakufishëm.
palak. – fjalë e palakueshme.
paleont. – term nga paleontologjia.
pandr. – fjalë e pandryshueshme.
parafj. – parafjalë.
pasth. – pasthirrmë.
pavet. – folje pavetore.
peshk. – term nga peshkataria.
përb. – fjalë apo term me ngjyrim përbuzës.
përçm. – fjalë apo term me ngjyrim përçmues.
përd. – përdoret si … .
përem. – përemër.
përf. – me përdorim përforcues.
përk. – fjalë apo shprehje përkëdhelëse.
përmb.përmbledhës. – përmbledhës.
P.e.s. – Para erë sonë.
pës. – folje e diatezës pësore; me kuptimin pësor.
pj. – pjesëz.
pjes. – pjesore.
poet. – fjalë a shrehje poetike.
poh. – pjesëz pohuese; pohuese.
pr. – përemër pronor.
pr. – term nga proverba.
psikol. – term nga psikologjia.
pyet. – përemër pyetës.
pyllt. – term nga pylltaria.
r. – rasë.
radio. – term nga radioteknika.
rrallë. – fjalë a shprehje e përdorur rrallë.
rrjedh. – rasa rrjedhore.
spec. – term special ose term që përdoret në disa fusha.
sport. – term nga sporti, fizkultura.
sh. – numri shumës.
shah. – term nga shahu.
shak. – fjalë a shpehje që përdoret me shaka.
shar. – fjalë a shpehje sharëse.
shkurt. – shkurtim.
shtypshkr. – term nga shtypshkronja.
tall. – fjalë a shpehje tallëse.
teatër. – term nga teatri.
tek. – term nga teknika.
tekst. – term nga tekstili, industrinë e tekstile.
tr. – trajtë.
treg. – term nga tregtia.
thjeshtligj. – fjalë a shprehje e thjesht ligjërimi.
ur. – urim.
urdh. – mënyra urdhërore.
usht. – term nga ushtria.
vet. – vetëm.
veter. -term nga veterinaria.
vetor. – përemër vetor.
vetv. – folje a diatezë vetvetore ; me kuptimin vetëvetor.
vjet. – fjalë a shprehje e vjetruar.
zakon. – zakonisht.
zool. – term nga zoologjia; emërtim për kafshë.
zvog. – me kuptimin zvogëluese.
zyrt. – fjalë ose shprehje e punëve zyrtare.

Burimi i të dhënave
Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe – Tiranë, 1980

ObserverKult

Lexo edhe:

DREJTSHKRIMI I GEGNISHTES OSE GEGNISHTJA E STANDARDIZUEME