Tabloja nga mesjeta evropiane që tregon rëndësinë që kishte Epiri

Tabloja nga mesjeta europiane në fundvitet 1600, hedh dritë mbi rëndësinë e madhe që kishte aksokohe, Epiri apo Çamëria e sotme.

Muralja në Pallatin Piti (Palazzo Pitti) në Firenze me titull “La conquista di Prevèsa” e piktorit të mirënjohur Bernardino Poccetti, sjell në vëmendje pikërisht këtë pikë strategjike, që historia e saktëson kështu:

“La conquista di Prevèsa” e piktorit Bernardino Poccetti

Turqit kishin nisur pushtimin e madh të Evropës, të shtyrë nga një etje e madhe për toka të reja në kontinentin e vjetër.

Fillimisht ata iu vërsulën Polonisë, por u mundën në Khotim prej Gjon Sobieskit, ndaj u detyruan të tërhiqen nga kjo ofensivë. Kështu iu drejtuan Hungarisë dhe Austrisë. Në vitin 1683, nën udhëheqjen e komandantit të tyre Kara Mustafa’ shfaqen nën muret e Vjenës.

Perandori Leopold u detyrua t’ia mbathë në Litz, ndërsa për të mbrojtur kryeqytetin austriak mbeti gjenerali Stahremberg, i cili arriti të rezistojë një muaj e gjysmë, koha që i duhej aleatit polak Sobieski, të mbërrinte dhe t’u shkaktonte humbje të rëndë otomanëve, të cilët, gjithsesi mbetën sundimtarë të zonave hungareze.

Për t’i zmbrapsur përfundimisht turqit, perandori Leopold iu drejtua Venedikut, duke e ftuar të hynte në Lidhjen që sapo kishte krijuar me Papën dhe Poloninë.

Republika veneciane hezitoi shumë fillimisht, duke njohur lidhjet tregtare që kishte me Perandorinë Osmane, por në fund u josh shumë nga ideja që duke shfrytëzuar këtë fushatë mund të bëhej zotëruese e Qipros, Evias që ata e quanin Negroponte, portin e Kandias në Kretë dhe Prevezën në Çamëri, së bashku me ujërat e gjithë Epirit. Kështu në janar të vitit 1684, Vendiku iu bashkua Lidhjes, transmeton ‘konica.al’.

Pas 14 vjetësh paqeje u rindez lufta kundër turqve, nën drejtimin e kapiten-gjeneral Françesko Morozinit, kontit Nikolla i Strassoldo, komandant i trupave zbarkuese dhe Antonio Zeno, me detyrën e mbikëqyrësit të Dalmacisë dhe Shqipërisë.

Qysh në fillim, fati u buzëqeshi venecianëve. Ndërsa Zeno ia dilte të fitonte deri në Herceg Novin e sotëm në Malin e Zi ose Castelnuovo, për latinët, Morozini me flotën papnore, toskane dhe malteze hynte në ishullin e Shën Maurës mes Korfuzit dhe Qefalonisë.

Nga ana e tij konti i Strassoldo-s zbarkonte dhe pushtonte ditët e para të tetorit 1684, Prevezën dhe Epirin, që kishin nisur të rebeloheshin ndaj represionit osman.

LEXO EDHE: Piktura më e madhe në botë shitet për 62 milionë dollarë