Akademikë nga Tirana dhe Prishtina kanë zhvilluar një takim pune në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”.
Koordinator i redaksisë vendore të Tiranës për redaksitë e grupfushave ekonomi-financë-tregti, akad. Anastas Angjeli, ishte në Prishtinë për të diskutuar me akademikët Isa Mustafa, Justina Shiroka-Pula e Besnik Krasniqi dhe me anëtarë të redaksive përgjegjëse për gjendjen e deritashme të punës për hartimin dhe propozimin e fjalësit për “Enciklopedinë shqiptare”.
Takimi u zhvillua në ASHAK, me praninë e drejtuesve dhe të anëtarëve të redaksive të grupfushave (ekonomi, financë, tregti).
Bashkëbiseduesit u përqendruan në shkëmbimin e mendimeve për harmonizimin e listës së artikujve enciklopedikë që redaksitë përkatëse kanë përgatitur deri tani.
Po ashtu, u diskutua edhe për bashkërendimin e mëtejshëm të punës për përzgjedhjen dhe stabilizimin përfundimtar të fjalësit dhe ndarjen e punës me autorët realizues.
Deri më 31 mars 2024 redaksitë e fushave duhet të përfundojnë listën paraprake të artikujve enciklopedikë për fushat përkatëse, për t’i hapur udhë diskutimeve të mëtejshme në redaksitë e hierarkisë./shqip.com
ObserverKult
Lexo edhe:
SABIT RRUSTEMI: FJALËT E MBETURA NETËVE
Poezi nga Sabit Rrustemi
Ikën akrepët si buzët në çast u tremben
ia kthyen shpinën ditës që erdhi e shkoi pa ne
natës që vjen prej neonëve larg nuk shoh
mes rreshtash më fshihen fjalët e s’i gjej
ëndrrat që i rrëfenim e tash ndizen zjarreve.
Mos më thuaj gjë shpjegime s’dua
lermë të qetë t’i rikthehem vetmisë sime
t’i marrë e t’i shijoj ato që më munguan
kësaj jete që zbehet pa ty njëjtë si unë
ngjashëm me atë lis të zhveshur maje kodre
që e memorova thellë bebëzave që përmallen.
Akrepët ikin kthehen e puqen ditën natën
orë pas ore orareve njëzetekatër orëshe
përmes ritmit të tik-takeve vallëzojnë
shkëmbejnë dhe puthjet njëminutëshe
derisa ne ditë pas dite vetëm largohemi
largohemi sikur t’mos ishim as njiheshim
e pas na vijnë fjalët e mbetura netëve
jetimet pa adresë që s’i ngrohë çatia dora.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
FATMIR R. GJATA: SHKRUAJ GJITHMONË PËR DASHURINË
Nga Fatmir R. Gjata
Shkruaj gjithmonë për dashurinë,
për mëmë e bir, për bir e at
Për një shtëpizë, për vendin tim,
për fushën time të pamatë
Shkruaj për dhimbje e për mall,
për kishë edhe për qiparis
Për gjyshen me lahur mbi kokë,
edhe për gjithë çka kam në fis
Shkruaj për udhë me baltë të tharë,
që emra njerëzish mbajnë mbi vehte
Për rrogozxhi që thur litarë,
mjaft që të lidhë një copëz jete
Për arë me grurë, për bukë në sofër,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult