Etleva Tafa, poete nga Tirana, është fituese e Çmimit të parë të Edicionit të 37 të Festivalit të poezisë, ”Takimet e Poeteshave shqiptare”, që tradicionalisht mbahet në qytetin e Vushtrrisë.
Çmimin e fitueses për poezinë “Ti merr diell dhe hënë prej meje”, në ceremoninë e Festivalit që ka filluar sot me mbrëmjen letrare në Vushtrri, fitueses Eva Tafa ia ka ndarë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Çmimin e dytë e ka fituar Rozafa Shpuza, poete dhe fotografe nga Shkodra, derisa vendin e tretë Medina Pasoma, poete nga Vushtrria.
Në këtë manifestim të veçantë, me mirënjohje është nderuar edhe muzicienti i respektuar Fahri Beqiri./ ObserverKult