“Talia e Flakës 2024”, ja kush janë fituesit e sivjetmë

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, në kuadër të “Flakës së Janarit” në Gjilan, ka veçorinë garuese, ku sivjet, në kuadër të reformave të shumta nga Varg e Vi si organizatore e “Talias së Flakës 2024”, shfaqja nikoqire e Teatrit të qytetit të Gjilanit ku zhvillohet vetë festivali, ka qenë jashtë garës.

Kjo pasi që në parim, organizatorja ka vlerësuar që nikoqiri i festivalit nuk mund të hyjë në garë me mysafirët, për të rritur motivimin për një karakter sa më të fortë garues.

Juria në përbërje prej Doruntina Bashës, Gani Rrahmanit dhe Qëndrim Rijanit, më 28 janar 2024, ka marrë këtë vendim, të cilin e ka bërë publik në “Gala Mbrëmjen” e 31 janarit 2024 në kuadër të “Flakës së Janarit”. Sipas këtij vendimi, shpallen këta/këto fitues/e të “Talias së Flakës 2024”:

1. Çmimi për inovacionin teatror më të mirë: Bekim Korça – skenograf i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;

2. Çmimi për aktoren më të mirë: Daniela Markaj – aktore në shfaqjen “Abri”;

3. Çmimi për aktorin më të mirë: Armond Morina – aktor në shfaqjen “Club Albania”;

4. Çmimi për tekstin më të mirë: Shpëtim Selmani – dramaturg në shfaqjen “Club Albania”;

5. Çmimi për regjinë më të mirë: Ilir Bokshi – regjisor i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;

6. Çmimi për shfaqjen më të mirë: “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim teatror nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i Kosovës dhe ai shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Varg e Vi falënderon të gjithë pjesëmarrësit në festival, jurinë për vlerësimin e shfaqjeve dhe ia uron çmimet të gjithë/a të vlerësuarve/arave në “Talian e Flakës 2024”.

“Talia e Flakës 2024” është organizuar nga Varg e Vi dhe është mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

ObserverKult


sa e bukur esenin qytetare

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: NËNOKJA IME, RRO SI MUND TË RROSH…

Nënokja ime,
Rro si mund të rrosh,
Më prek ky mall, kjo dashuria jote,
Po veçse ti
Aspak s’mund ta kuptosh
Më se jetoj
E ç’bëj mes kësaj bote.

Andej tani ka dimër
Dhe përnatë
Ti mendjen vret nën hënë në vetmi:
Sikur dikush e tund qershinë e thatë
Dhe nën dritare shund si hi.

E shtrenjtë!
A vallë flihet në tufan?
Oxhaku qan,
Ankohet me rënkime,
Si varr më duket shtrati me jorgan,
Më duket se më shpien në varrime.

Si mijëra psalltër pisër të këqinj
Këndon përshpirtjen era
Përmbi tokë,
Mbledh toka borën si qindarkat në pëqinj
Dhe s’kam mbi varr
As grua dhe as shokët!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult