Në një ekspozitë me materiale historike u shpalos kontributi i çiftit Tefta Tashko e Kristaq Koço.
Atmosfera ishte ajo e luftës. Qëllimi i klasikëve që këndonin e regjistronin këngë popullore shqiptare 8 dekada më parë, ishte përjetësimi i trashëgimisë kulturore jo materiale.
Në sallën “Tonin Harapi” një ekspozitë e çelur këtë të martën u kujtua veprimtaria e çiftit të muzikantëve, Tefta Tashko e Kristaq Koço. Një hapësirë e veçantë iu dedikua edhe kolegut të tyre Kristaq Antoniu.
Disqet origjinalë “Columbia” me këngët e traditës, fotografi nga aktivitetet e tyre muzikore si dhe aspekte të jetës personale në imazhe, u shpalosen para auditorit. Të pranishmit i kujtuan përmes fjalës dhe këngës.
Tusha: Brezi i ri duhet të mbështetet
“Kjo është ADN-ja jonë. Këto janë vlerat e kombit tonë! Unë e quaj, një etalon të mirë, ku brezi i ri mund të mbështetet”, tha tenori Kastriot Tusha.
Të lindur e të formuar jashtë vendit, ata ndezën në Shqipërinë e atyre viteve një dritë shprese për këngët e traditës.
Në bllokun e Tefta Tashkos, këngët popullore të çdo qyteti shtoheshin dita-ditës. Por me sëmundjen që i prekte kordat e zërit, bashkëshorti Kristaq Koço, e kishte të vështirë të zgjeronte repertorin.
Megjithatë, me interpretimin e saj, ajo tërhoqi vëmendjen e shtypit vendas e të huaj.
Ishin të dy vetëm 37 vjeç, kur u ndanë nga jeta
Kristaqi do ta kishte të vështirë të vijonte pa Teftën.
Por, si mbijetoi veprimtaria e tyre dhe e Antoniut në diktaturë?
“Arti gjithmonë ka mbizotëruar mbi politikën”, shton Tusha.
Interpretonte në Milano, Paris, Zagreb edhe me veshje popullore shqiptare.
Tefta Tashko ishte “ylli” i muzikës klasike. Ajo me bashkëshortin, mbronin tabanin muzikor me sqimë. Kristaq Antoniu një pionier i kinemasë rumune, po ashtu synoi dëshmimin me këngët e traditës/shqiptarja.com
ObserverKult
lexo edhe:
NDËRROI JETË 37 VJEÇE, SEKRETET DHE TË PATHËNAT E TEFTA TASHKOS!