Tashmë është zyrtare: Eshtrat e gjetura në mal i përkasin aktorit të famshëm, të zhdukur pak kohë më parë!

Për familjarët e aktorit të njohur Julian Sands, ky ishte lajmi i të cilit aq shumë i druheshin: Hetuesit në Shtetet e Bashkuara e konfirmuan se eshtrat e zbuluara në malin Baldy të Kalifornisë gjatë fundjavës i përkasin pikërisht 65-vjeçarit.

“Procesi i identifikimit të trupit të vendosur në malin Baldy më 24 qershor 2023, ka përfunduar dhe u identifikua pozitivisht si 65-vjeçari Julian Sands nga North Hollywood. Shkaqet e vdekjes janë ende nën hetim. Mbetemi në pritjeje të rezultatit të analizave“, tha në një deklaratë Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino.

Aktori britanik, i apasionuar pas alpinizmit, u zhduk në malet San Gabriel në muajin janar. Asokohe nisën kërkime, por ekipet e shpëtimit u tërhoqën nga mali për shkak të rrezikut të ortekëve.

Sands është i njohur për rolet në filma të famshëm dhe drama televizive, duke përfshirë “A Room With A View”, “24” dhe “Smallville”./bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, NICOLAS COSTER

Nicolas Coster, një aktor veteran i njohur për punën e tij në dramat e “Santa Barbara” dhe “Another World”, ka ndërruar jetë. Këtë lajm e bëri të ditur vajza e tij në një postim në Facebook. Ai ishte 89 vjeç. Dinneen Coster shkruajti:

Me pikëllim të madh po e postoj këtë në faqen e babait tim. Nicolas Coster ndërroi jetë këtë mbrëmje në një spital në Florida.

Ju lutem kujtoni atë si një artist të madh. Ai ishte një aktor! Unë gjithmonë do të frymëzohem prej tij dhe e di sa me fat jam që kam një baba kaq të madh!! U prefsh në paqe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult