Tatjanë, e ëmbëla Tatjanë!
Me ty po qaj e po derth lot:
Ti ke për shoq atë tiran
I fale fatin tënd që sot.
Ti humbe e dashur; po më parë,
me shpresën n’ata syt’ e qarë;
Hy verbërisht një lumtëri,
Do njohish jet’ e ëmbëlsi,
Do thithish helm në dëshpërime,
Gjithnjë ti ëndrra, do shëkosh,
Kudo ti do përfytyrosh.
Ikje – e takime – e lumtërime;
Kudo, kudo, në hir e zor
Do gjesh ti ngasësin fator.
Në shqip: Lasgush Poradeci
ObserverKult
Lexo edhe:
KUSH ISHTE “FAJTOR” PËR VDEKJEN E PUSHKINIT?
Aleksandër Sergejeviç Pushkin lindi në një familje oborrtare dhe vlerësohet gjerësisht, si themeluesi i letërsisë moderne ruse. Ky poet i shkëlqyer, elegant dhe romantik, u rrit në kulturën franceze dhe e njihte më së miri si veprën e Volterit, ashtu edhe atë të La Fontenit.
Poeti, dramaturgu dhe romancieri rus, vepra e të cilit, e ushqyer nga trashëgimia klasike evropiane, e hapur ndaj ndikimeve romantike, por shumë e lirë në zgjedhjen e temave dhe formave të saj, çliroi letërsinë ruse nga varësia e rregullave të huaja, Pushkini i ofroi letrat e fisnikërisë gjuhës ruse, duke hapur rrugën për një letërsi të madhe kombëtare me shtrirje universale.
Që prej shkollës së mesme, në Tsarskoie-Selo, Pushkini afirmoi talentin letrar. Në 1820, famën e kërkuar ia dha poema “Rusllana dhe Ludmilla”… po dhe një dëbim në Kaukaz për mendime liberale. U rikthye falë carit Nikolas I në 1826, ku rigjeti jetën shoqërore të Moskës dhe në veçanti botoi dramën kombëtare “Boris Godunovi”….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU