Të dashurosh do të thotë të duash tjetrin më shumë se veten

letër dashurie

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:

Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë./Hoperi

S’ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme./Myse

Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten./Femau

Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë./Dostojevski

Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë./Cezari

Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti./Bodleri

Ç’është risia? Një ëndërr. Ç’është dashuria: përmbajtja e ëndrrës./ Kierkegardi

Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi./La Fonteni

Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë./Didroi

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:

MBYLLE GOJËN, HAPI SYTË! THËNIE TË ZGJEDHURA LATINE

Ato i ngjajnë shkrepëtimave të dritës në një sfond të errët. Kaplojnë kohërat dhe nguliten thellë në nevojën e gojtarisë dhe ligjërimit, narracionit dhe performancës.

Nga Albert Vataj

Në shoqërinë e tyre gjithnjë ka diçka mistike që të bashkëshoqëron.
Jo vetëm ngasja në lojën ballafaquese të sfidës së mendimit dhe shprehjes, por edhe finesa komunikuese, i bëjnë shprehjet latine gurët më të ndritshëm në gjerdanin e maksimave dhe frazeologjisë.
Jo gjithnjë fjalët e arta kanë vlerën e arit, por asnjëherë pasurimi i leksikut tonë me këto thesare të mendjes njerëzore, nuk është i tepruar. Ato, siç na kanë bashkëshoqëruar në kryeveprat klasike, na joshin edhe sot me forcën dhe thjeshtësinë që ofrohen.
Shprehjet latine, jo shumë të përdorura, kanë qenë dhe janë pararendësit e dijve shndritës që llamburisin në qiellin e pafundmë ku ëndja jonë për dijen dhe të bukurën gjendet gjithnjë e magjepsur. …

Tekstin e plotë e gjeni KËTU