Të dështosh është të shtiresh se dashuron…

Foto ilustrim

Ndarja dhe divorci nuk janë dështime.


Një ditë martohemi, formojmë një familje, jemi të lumtur disa vjet, dhe pastaj papritur gjithçka ndryshon, pa e kuptuar dashuria mbaron.

Dhe pastaj njerëzit përgojojnë, të gjykojnë dhe në fund, të dënojnë: “dështuan në martesën e tyre “.
Dhe nuk është e vërtet.

Të dështosh është të luash se je “familja e lumtur”.
Të dështosh është të gënjesh partnerin tënd, fëmijët e tu, veten tënde.
Të dështosh është të qëndrosh për leverdi.
Të dështosh është të manipulosh partnerin tënd me fëmijët.

Të dështosh është të jetosh një jetë gri.
Të dështosh është të të mos vish i lumtur në shtëpinë tënde çdo mbrëmje.
Të dështosh është të lypësh dashurinë e kujt nuk të do më.

Të dështosh është të shtiresh se dashuron.
Të dështosh është të qëndrosh nga frika e vetmisë.
Të dështosh është të jetosh me dikë nga frika se “çfarë do thonë”.
Të dështosh është të mos luftosh për të qenë të lumtur..
Të dështosh është të mos besosh se dashuria ekziston…

Respekti im shkon për të gjithë ata që kanë patur guximin të mos jetojnë në dështim.
Dhe duartrokitja më e madhe, të gjithë atyre që janë ende të lumtur dhe të dashuruar edhe pas shumë vitesh.

Lufto për martesën tënde, por kur nuk ka motiv për të luftuar….lufto për lumturinë tënde.

Web

—————————————————————————–

LEXO EDHE: NUK PO KËRKOJ SUPE PËR TË QARË…JAM GRUA TJETËR!

Unë po kërkoj dy supe për të qarë ose dikë që të më thajë lotët…
Dua dikë që të mos qaj kurrë.
Jam një grua e kohërave të tjera. Jo kohëve të lashta. Por e kohëve të esencës.
Nuk kërkoj gjëra të mëdha, por pres momente të mëdha.
Kam mësuar se vetmia nuk është një fatkeqësi.
Vetëm nëse dini të jeni vetëm, mund ta dini vlerën e një dashurie. Sepse shumë dashuri janë vetëm një alternativë ndaj mërzisë.
Dhe përfundojnë duke u bërë më keq se vetë mërzia…

Angelo De Pascalis