Të duash nuk do të thotë ikje, braktisje, “të dua, por po iki”, “të dua po shkofsh në dreq”!

Nga Fatbardha Sulaj

Të duash nuk do të thotë ikje, braktisje, “të dua, por po iki”, “të dua po shkofsh në dreq”. Jo… Ata që duan nuk ikin dhe po ikën do vuajnë ikjen dhe e di pse, sepse nuk ka gjë me të ëmbël se të ulesh në tokën tënde i pasur apo i varfër qofsh dhe të ndjesh sa shumë ajo të do.

Asgjë s’merr me vete në përtejbotë, të gjitha mbeten ketu, emri, fama, varfëria, vepra, krimi, urrejtja, vrasja…

Këtu mbeten të gjitha, madje dhe dashuria mbetet ketu, nis dhe mbaron këtu, pasi askush nuk pa bashkekzistencën e një jete me një shpirt.

Çdo tokë të pret, por jo si toka jote, çdo diell të buzëqesh por jo si dielli yt, çdo hënë të bën të ëndërrosh, por jo si hënat në qiellin tënd.

Kush tha që bota është e përsosur, kush tha që Shqipëria nuk është si bota, madje renditet e treta për përdorim droge të cilësisë së mirë…

Dhe qajmë e ikim, pse, përse duhet të ikni, ikim, “na paska ikur truri” , në fakt na është zbehur atdhedashuria.

Sepse ikin si njerëz me intelekt mbi normalen, por e shohin vendin “si kosh mbeturinash ” aq sa një ditë të afert do marr një thes dhe do mbledh mbeturinat që salutojnë anash auostradave. Eh, është shume e lehtë të ikësh, është më e lehtë se të ulesh në tryeza e të bësh politikë safi.

Ndaj kur ikën, po ikën për të jetuar jetën tënde, se çdo gjë zgjidhet me mosikje…

ObserverKult


Lexo edhe:

AZEM SHKRELI DHE ALI PODRIMJA DHE “IKJE T” E TYRE EPIKE…