Të gjitha gratë e mira kanë ikë

Nga Susan Nguyen

A ke kajtë ndojherë gjatë intervistës
sepse ti ke fillu me folë për familjen tande,
apo kur shërbeje tavolinat në Virgjinia
kur dora e burrit ateronte në prapanicën tande.
A ke pase ndojherë të dashtun
që t’ka thanë se do me u ba beqar
e që ka nënkuptue mos me u puthë apo me u majtë duersh,
apo të kanë ndalu sepse ti gati je puçë me kerrin
e polici të ka thirrë e marrë,
për çka ti je pajtue.
A ke qenë ndojherë nandë muej me barrë
me zor e ke pague banesën tande të vocërr,
dhe ke kërkue diçka,
çkado, ti s’e di se çka,
mes faqesh tu vetë
ku janë gjithë gratë e mira?
pse bajnë mëkat?
t’i marin lekët dhe ta thejnë zemrën
e ti mendon mirë por nihesh smutë.
Kokrrën që ti porosite
të vjen në zarf të verdhë
të doket se ka ardhë prej podrumit të dikujt,
të kapë ngërrçi për ditë të tana.
Gjakosja kurr nuk pushon, jo sikur cikli yt.
Kur i heqë brekët,
copa gjaku bien në dysheme të banjes
se pompës së benzinës.
Kjo ndodhe kur ti vozitë drejtë perendimit
dhe e vetë telefonin:
a shkakton kafja ankth më të randë?
Cilat jane foljet që do t’jenë?
Sa qëndron 18 mg Asserall?
Qysh me ndalë vajin tand?
përgjigja: huto veten me dhimtë.
Futi thonjtë në kofshë.
Përplase derën e kerrit.
Godit nofullën me grusht të shtrëngueshëm
dhe kesh se sa e lehtë ishte
me ba vetën me vaj qëllimisht.
Gjithçka që ti asht dashtë me ba asht deshtë me mendue
për qenin tand që ka me vdekë një ditë
dhe tani ti mendon për qenin që ka me vdekë
para dy vjetësh dhe nuk ka asgjë
nuk ka asgjë
derisa ti del nga banja
dhe burri mbas perdeve të thotë
kadale, o fmi. Të paktën blej për vete
disa shkopinj të njelmtë.
Pastaj, ndoshta, ka diçka.
Ka diçka.

Përktheu: Valbonë Bajrami