Të gjithë e njohim si ‘Kotja’! Ndahet nga jeta aktorja e filmit ‘Përrallë nga e Kaluara’

Një prej aktoreve më të dashura për publikun, Mira Minga Jupi, ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e saj. Aktorja jetonte në SHBA, ndaj lamtumira e fundit nuk do t’i jepet në atdhe por në Amerikë.

Ndahet nga jeta aktorja shqiptare Mira Minga Jupi. Mësohet se aktorja ka ndërruar jetë në SHBA, aty ku jetonte prej kohësh.

Lajmin e ka konfirmuar mikesha e saj Shegushe Bebeti, e cila tregon gjithashtu se aktores nuk do t’i jepet lamtumira e fundit në atdhe.

“Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti.

Mira Minga Jupi njihet nga publiku si aktorja që luan rolin e Kotes tek filmi “Përrallë nga e kaluara”. Gjithashtu Mira ka pasur edhe një larmishmëri rolesh në Teatrin e Kukullave.