Eja afër, edhe më afër,
aq afër sa mund ta prekësh tekstin.
Të kërkoj me duar përbrenda gurit.
Nëse i shtyp majat e gishtave të dorës në të miat
mund ta ndjesh pulsin nga një botë
që u lidh pas si një komplot.
Vetë nuk mbaj mend asgjë nga jeta ime
por besoj se i shkrova vetes përmes një Uni më të madh
se do të jetoja me shenjat e mia
dhe derën hapur për ata që duan.
Ndoshta prej fillimit qeshë një birë bujku.
Nëse e mbështet ballin te guri
pa dyshim do të dëgjosh mendimet të forta
si një qerre e largët përgjatë faqe malit.
Ndoshta u bëra edhe njëfarë oratori
dhe tërhoqa pas vetes turma njerëzish me një pëshpëritje
që lehtë u ngatërrua me jetën.
Eja më afër, një milimetër brenda gurit.
Më jep zërin tënd
dhe do të tregoj se kush je.
Më jep sytë e tu
dhe do të tregoj një botë
që për një minutë qartëson botën.
Më jep frymëmarrjen tënde
dhe ti më një gulçim do ta
kuptosh se ke jetuar shumë gjatë.
*Titulli i origjinalit “E SHKRUAR NË GURË”
Përktheu: Edita Kuçi Ukaj
ObserverKult
Lexo edhe: