Të kuruara deri në perfeksion, brenda xhamive magjepsëse të Iranit

Mozaikë të realizuar në përsosmëri dhe me detaje të përkryera, mbizotërojnë në ambientet e brendshme përrallore të xhamive në Iran, të ndërtuara me një stil unik, që nuk vërehet në xhamitë e tjera në botë.
Irani tërheq shpesh vëmendjen e turistëve dhe fotografëve profesionistë.

Xhamia më e vjetër në Iran

Xhamia më e vjetër e njohur deri më tani është xhami me katër arka Izadkhast në rajonin e Farsit, e cila ende ekziston sot. Gjatë sundimit të Buyides, u ndërtuan shumë xhami dhe biblioteka, nga të cilat nuk u gjet asnjë gjurmë pasi u shkatërruan gjatë sulmit mongol në Iran.

Fotografi Mohammad Reza Domiri Ganji, tregon për CNN Travel, se ka patur vështirësi në realizimin e këtyre fotografive mahnitëse. Ganji thotë se ai preferon kapjen e ambienteve të brendshme të xhamive. Ato njihen për simetritë e tyre shumëngjyrëshe, kolonat e zbukuruara nga ornamente të veçanta, si dhe ndriçimin perfekt që reflektohet nga drita natyrale.

Të krijuara në mënyrë ideale, ambientet e brendshme të xhamisë, si p.sh, Mihrabet (vende të zbrazëta gjysmërrethore ku qëndron imami), pasqyrojnë një pafundësi ngjyrash. Ato depërtojnë nga dritaret e shumta të vogla, mbi qilimat orientalë.

ObserverKult

———-

Lexo edhe:

XHAMIA MBRET NË BERAT, KTHIM NË IDENTITET

Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të Beratit ndodhet në qendër të qytetit si pjesë e një kompleksi arkitekturor ku veç saj janë dhe teqeja Helvetive me gjithë konakët, si dhe ajo e Sheh Qerimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën e tij “Shqipëria e bukur”, publikoi pamje nga restaurimi që po kryhet në këtë monument kulture.

Në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”, Xhamia Mbret i është nënshtruar ndërhyrjeve restauruese. Kjo e financuara nga Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA) dhe e mbikëqyrur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. 

Projekti i restaurimit është hartuar në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të xhamisë.

Xhamia Mbret është një nga objektet e kultit islam më të rëndësishëm në qytetin e Beratit dhe monument kulture i kategorisë I i shpallur që në vitin 1948

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ndriçim ademaj

NDRIÇIM ADEMAJ: EPITAF PËR BREZIN TIM

Poezi nga Ndriçim Ademaj

Le të thonë për ne,
kur të kalojnë këndej;

Ata ishin të vetmit flokëgjatë
kur vendi i kapur për gryke
nga njerëz me gërshërë në dorë
ishin më tepër burg se shtëpi,

Ata ishin të vetmit këndej pari
me ëndërra më të shprishura se mjekrat
që lindin të plakur dhe vdesin të rinj…

Le të thonë për ne, kush do të kaloj këndej;
ata flisnin për të ardhmen
e dëgjonin “Yesturday”…

* “Këngë nga Rruga e Farkëtarëve”, Pegi 2015

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult