Ndriçim Ademaj: Epitaf për brezin tim

ndriçim ademaj

Poezi nga Ndriçim Ademaj

Le të thonë për ne,
kur të kalojnë këndej;

Ata ishin të vetmit flokëgjatë
kur vendi i kapur për gryke
nga njerëz me gërshërë në dorë
ishin më tepër burg se shtëpi,

Ata ishin të vetmit këndej pari
me ëndërra më të shprishura se mjekrat
që lindin të plakur dhe vdesin të rinj…

Le të thonë për ne, kush do të kaloj këndej;
ata flisnin për të ardhmen
e dëgjonin “Yesturday”…

* “Këngë nga Rruga e Farkëtarëve”, Pegi 2015

ObserverKult

Lexo edhe:

Ndriçim Ademaj

NDRIÇIM ADEMAJ: SA PAK DASHNI…

Sa pak dashni paskan rujtë
ata për neve, Shi…
M’ke thanë se kangët duhet me i këndu
ashtu të dehuna,
ashtu qysh kanë dalë buzësh të dridhuna
m’ke thanë se njerëzit duhet me i dashtë
ashtu t’flliqt,
qysh janë shkrrye shtretënve të huej
po, m’ke thanë : “edhe un’ kam qenë kurvar si ti”
e ke harru se kurvnia ma e madhe asht’
me e harru vetin…

Sa pak dashni paskan rujtë
ata për neve, Shi…

ata që s’dijnë me u lagë n’ shi
e mandej me u kthy n’prehën t’djemve,
burrave e vëllezërve,
që i kanë harru për ta edhe lotët e fundit,
sëmundjet, buzëqeshjet e rralla,
edhe poezitë

m’ke thanë se na jemi delet e zeza
n’tufën e kësaj fëlliqtie,
neve nuk na ha ujku, na e kemi hangër veten
e mandej e kemi shty me shi,
krejt çka kemi dashtë na, veç pak dashni…

ObserverKult