
Mozaikë të realizuar në përsosmëri dhe me detaje të përkryera, mbizotërojnë në ambientet e brendshme përrallore të xhamive në Iran.
Të ndërtuara me një stil unik, që nuk vërehet në xhamitë e tjera në botë. Irani tërheq shpesh vëmendjen e turistëve dhe fotografëve profesionistë.
Xhamitë e hershme iraniane ishin të thjeshta. Në përgjithësi ishin ndërtesa në stilin Sasanian transformuar në xhami. D.m.th ndërtesa me katër arkadat në drejtim të Kiblës u mbyll me një mur. Hapësira e përdorur për publikun përbëhej nga një oborr i madh.
Xhamia më e vjetër në Iran
Xhamia më e vjetër e njohur deri më tani është xhami me katër arka Izadkhast në rajonin e Farsit, e cila ende ekziston sot.
Gjatë sundimit të Buyides, u ndërtuan shumë xhami dhe biblioteka, nga të cilat nuk u gjet asnjë gjurmë. Pasi u shkatërruan gjatë sulmit mongol në Iran.
LEXO EDHE: Xhamia Mbret në Berat, kthim në identitet
I tillë është edhe fotografi Mohammad Reza Domiri Ganji. Një student, i cili tregon për CNN Travel, vështirësitë e realizimit të këtyre fotografive mahnitëse.
Ganji thotë se ai preferon kapjen e ambienteve të brendshme të xhamive. Ato njihen për simetritë e tyre shumëngjyrëshe, transmeton ‘a2news.com’.
Kolonat e zbukuruara nga ornamente të veçanta, Si dhe ndriçimin perfekt që reflektohet nga drita natyrale.
Të krijuara në mënyrë ideale, ambientet e brendshme të xhamisë.
Si p.sh, Mihrabet (vende të zbrazëta gjysmërrethore ku qëndron imami), pasqyrojnë një pafundësi ngjyrash. Ato depërtojnë nga dritaret e shumta të vogla, mbi qilimat orientalë.



