Të gjorët njerëz, mbajnë kafshë elektrike sepse kafshët e vërteta janë shumë të rralla, shumë të kushtueshme për t’u përballuar. Shumica e njerëzimit ka kolonizuar planete të tjera, si Marsin, duke e lënë Tokën prapa.
Në romanin e tij “A ëndërrojnë androidët për dele elektrike”, Philip K. Dick përshkruan një kohë distopike, duke iu përmbajtur zhanrit të letërsisë fantashkencore, ku Toka është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga “progresi” i shkencës dhe teknologjisë, duke e patur kulmin në “Luftën e Fundit Botërore”.
Në fakt, të gjesh një skenar distopik ku shkenca dhe teknologjia nuk kanë faj, është gjë po aq e rrallë sa edhe gjaku i deles në romanin e Disk. Eshtë disi ironike pra, që ndërsa ne përballemi me rreziqe ekzistenciale, si shkatërrimi mjedisor, inteligjenca artificiale dhe Lufta Botërore e Fundit, udhëheqësit dhe ekspertët i kërkojnë zgjidhjet tek teknologjia.
Dhe ashtu si personazhet në librat fantastiko shkencorë distopikë, individët më të pasur në botë, duke përfshirë Elon Musk, Jeff Bezos dhe Richard Branson, po përgatisin raketa për në hapësirë. Të tre miliarderët po shpenzojnë shuma të mëdha për udhëtime hapësinore dhe kolonizim të Marsit, një vend pa ushqime, pa strehë, pa krijesa të gjalla. Mesazhi duket sikur është: “Mbathjani ose luftoni, shkojmë atje ku toka hapësinore është më e gjelbër”.
A duhet të luftojmë për planetin tonë, apo të zhdukemi nga ky planet?/bota.al