Venecia, qyteti i parë në botë që duhet të paguash për të hyrë

venecia

Numërimi mbrapsht ka filluar. Nga 16 janari 2023, vizitorët në Venecia, i njohur si xhevahir i turizmit të Italisë do të duhet të paguajnë për privilegjin e hyrjes në qytet.

Është vendosur që Venecia të bëhet qyteti i parë në botë që kërkon një tarifë hyrjeje. Data e nisjes u njoftua nga këshilltari i Venecias për turizmin, Simone Venturini, në një konferencë për shtyp të premten.

Venturini e quajti masën e re “revolucion të madh” dhe një zgjidhje për problemin e mbiturizmit me të cilin qyteti lagunor ka luftuar për dekada.

Kostoja e biletës do të variojë nga një minimum prej tre euro deri në 10 euro. Çmimi nuk do të jetë fiks, por do të ndryshojë sipas numrit të vizitorëve: Sa më shumë kërkesa për hyrje, aq më e lartë është kostoja.

Qëllimi, shpjegoi Venturini, nuk është të mbyllë qytetin, por t’i bëjë njerëzit të rezervojnë praninë e tyre për të reduktuar “majat turistike”. “Venecia është një qytet i gjallë dhe duhet të qëndrojë i tillë”, tha ai./dita.al

lexo edhe:

E KUSH NUK DO TË DONTE TË HUMBTE NË RRUGËT E VENECIAS? (FOTO)

Venecia, është një vend që patjetër duhet ta vizitoni. Kushdo që ka qenë një herë në këtë vend magjik, me çdo kusht ka dashur të kthehet prapë atje. Një qytet madhështor, romantik, që ju lë pa mend.

Zbuloni më shumë për Venecian:

3 ditë në Venecia janë të mjaftueshme, për ta eksploruar atë, dhe për të rënë në dashuri me cdo cep të qytetit. Një ditë ju duhet t’i shihni bukuritë e Venecias, dhe dy ditë mund t’i ndani për Burano-n dhe Murano-n.

Në Venecia mund të arrini me lehtësi nga të gjitha qytetet e Italisë. Mënyra më e mirë për të eksploruar këtë vend është në këmbë. Në këtë mënyrë do të zbuloni të gjitha vendet magjike që ofron ky vend.

Tekstin e plotë e gjeni KETU