Janë dhjetra e dhjetra gra që viteve të fundit kanë pësuar me jetë nga bashkëshortët e tyre. Të tmerrshme janë lajmet e trishta për “edhe një grua të vrarë”
Tashmë gratë e vrara, janë shifra. Disa ditë në rrjetet sociale publiku alarmohet, duke kërkuar drejtësi, përmes statuseve në facebook. Eventualisht mbahet edhe ndonjë protestë kryesisht jomasovike.
Dalin një grusht grashë e ndonjë burrë me ca pankarta në duar dhe gjithcka mbaron këtu. Të nesërmen luhet një ndeshje futbolli dhe harrohet gruaja e vrarë.
Dhe bie gjithçka në heshtje.
Institucionet e drejtësisë nuk i trajtojnë me seriozitet rastet e tilla të krimeve.
OJQ-të që organizojnë fushata në mbotje të gruas dhe kundër dhunës në familje, e kanë aq seriozisht sa edhe vet fondet që i marrin. Sa për të raportuar.
Dhuna vazhdon. Secilin mëngjes mund ta zbardhim me lajmin “Edhe një grua e vrarë”. “U qëllua nga burri”, “U vra nga burri”, “Burri e vrau me sopatë” etj.
Prandaj, të nderuara gra!
Ju lutem, mos vazhdoni të jetoni me persona që keni parë se mund të jetë i dhunshëm.
Mos duroni grushta, shqelma!
Mos e ulni kokën!
Mos e tejkaloni!
Mos u bëni viktima e radhës!
Mos u bëni numër!
Divorcohuni!
Jeta është e bukur!
Dhe ju jeni zonja të trupit tuaj!
Divorcohuni dhe ecni para!
Fatlinda Sinani
ObserverKult
lexo edhe: