Të martën në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë promovohet libri “Flakëroshi” i Ymer Elshanit

Tregimi “Flakëroshi” i shkrimtarit Ymer Elshani ka disa javë që gjendet në duar të lexuesve. I kthyer në libër të ilustruar për fëmijë, i shkruar dekada më parë, botuar nga Shtëpia Botuese Armagedoni me mbështetje financiare të vajzës së shkrimtarit Teuta Elshani do të mbledhë këtë të martë në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë (24 qershor, ora 11:00), krijues, lexues, familjarë e miq të Ymer Elshanit.

Për veprën do të flet studiuesi Xhevat Syla si dhe nxënës të shkollave fillore të Prishtinë, pjesë e “Klubit të leximit” që vepron në kuadër të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, do të lexohen pjesë nga libri e do të ketë edhe diskutime.

ObserverKult


Lexo edhe:

PËR NDER TË DITËS SË ÇLIRIMIT TË PRISHTINËS, BIBLIOTEKA “HIVZI SULEJMANI” NESËR OFRON REGJISTRIM FALAS PËR TË GJITHA MOSHAT