Për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, biblioteka “Hivzi Sulejmani” nesër ofron regjistrim falas për të gjitha moshat

Dita e Çlirimit të Prishtinës është ditë manifestimi për të kujtuar 11 qershorin e vitit 1999 kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nderim të kësaj Dite, me datë 11 qershor 2025, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, do të zhvillojë regjistrim falas për të gjitha moshat.

“Regjistrimet bëhen në objektin e bibliotekës në Dardani, si dhe në degët në Ulpianë dhe në Taukbashçe nga ora 08:00 – 16:00”, u bë e ditur nga kjo bibliotekë.

ObserverKult


Lexo edhe:

26-VJETORI I ÇLIRIMIT TË PRISHTINËS/ GJATË TËRË QERSHORIT KOMUNA E PRISHTINËS ORGANIZON AKTIVITETE (PROGRAMI)