Teknika e punës është e ndjeshme, njësoj si historitë dhe përjetimet që ato ndajnë me njëra-tjetrën.
Por, sado delikate që është teknika e artit të qeramikës, ato gjejnë motiv për punë dhe secila vepër është rezultat i një pune me shumë dashuri e përkushtim.
Kjo hapësirë u bë vendi i punës për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Shoqata Artistike “Monet” po organizon punëtoritë e qeramikës, në të cilat 20 gra po njoftohen me përdorim të teknikave klasike të qeramikës nga faza e parë, modelimi i baltës me duar deri te ngjyrosja pikturimi e deri te finalizimi, që është pjekja, raporton “Express” i KTV-së.
Të gjitha pjesëmarrëseve u janë ofruar kushte maksimale për të ndjekur këto punëtori.
Punëtoritë e qeramikës, të organizuara nga “Monet”, do të finalizohen me një ekspozitë, në të cilat veprat do të nxirren në shitje.
Puna e grave pjesëmarrëse në këto punëtori, do të vazhdojë edhe pas hapjes së ekspozitës.