Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh…

Thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

– Nuk ka gjë më të përsosur në botë se dy veta që duhen./ Marc Levy

– Nëse vërtet e do dikë, lëre të lirë të shkojë. Nëse kthehet, është i yti përgjithmonë. Nëse nuk kthehet, nuk ka qenë i yti kurrë./ Jess Lair

– Kushdo që mbjell krime e dhimbje, nuk mund të korrë gëzim e dashuri./ Pitagora

– Jetohet vetëm kur dashurohet./ Claude-Adrien Helvetius

– Nëse do të lexosh diçka mbi dashurinë e mbi martesën duhet të blesh dy libra të ndarë. /Alan King

– Armiku i dashurisë është kritika. Nëse dikush të kritikon do të thotë se nuk të do./ Alejandro Jodorowsky

– Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./ Zora Neale Hurston

– Sa më pak kemi aq më shumë dhurojmë. Duket absurd, por kjo është logjika e dashurisë./ Nënë Tereza

– Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh./ Jim Morrison

– Dashuria është e verbër. Shikimin ta rikthen martesa./ Georg Christoph Lichtenberg

– Flirti është peneli i dashurisë./ Paul Bourget

– Xhelozia lind gjithmonë me dashurinë, por jo gjithmonë mbaron me të./François de La Rochefoucauld.

ObserverKult


Lexo edhe:

PETER GABRIEL: TË JETOSH JETË NORMALE

=============

Lexo edhe:

PËR DASHURINË, JETË N DHE ËNDRRAT… 25 THËNIE NGA PAULO COELHO