“Të mos lëvizet asnjë tullë atje”/ Ish-i burgosuri tregon tmerrin e Spaçit: Po bënim muhabet dhe vdiq njëri nga uria (Video)

Ish-i burgosuri në SPAÇ, Dashamir Kovaçi i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News u shpreh se ngjarja më e madhe e Spaçit është revolta dhe nuk duhet të ndërhyhet as jashtë dhe as brenda.

Kovaçi: Për këto ndërhyrje unë nuk kam qenë në dijeni. Kur më tha Arneni, s’ka më kriminale se ajo. Nuk mundesh të ndërhysh në një ndërtim si ajo, kjo i ngjan këtyre pas tërmetit. Ngjarja më e madhe e Spaçit është revolta dhe vetëm për atë mbahet mend. Unë nuk kam dëshirë që të ndërhyhet as jashtë as brenda.

Më ka vdekur një aty m’u përballë. Vetëm nga uria na vdiq. Mu përpara duke bo muhabet aty… Nuk duam asnjë tullë të ngacmohet atje.

Videon mund ta shikoni duke klikuar më poshtë:

ObserverKult


Lexo edhe:

PESË VJET MË PARË U NDA NGA JETA, MAKS VELO, ARTISTI QË VUAJTI DËNIMIN NË BURGUN FAMËKEQ TË SPAÇIT- PIKTURAT IA SHKATËRRUAN