Të panjohurat për Geraldinën, Princ Leka: Faktet historike po dalin nga arkiva

Në kuadër të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Geraldinë u çel ekspozita me dokumente historike për tre momentet e saj të jetës, fejesa me Mbretin Zog, martesa dhe ardhja në jetë e Princ Lekës. Një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të njohura për publikun.

Princi Leka i shoqëruar nga e bija teksa vizitoi ekspozitën ndau edhe ndjesitë e tij duke e kthyer pas në kohë.

“Gjithmonë kam pëlqyer dhe vlerësoi faktin që më në fund faktet historike po dalin nga arkiva e shtetit shqiptar. Ka ardhur koha që të dimë të ndjehemi krenarë për prejardhjen tonë. Mbretëresha Geraldinë është në figurë, pjesë e historisë së shtetit shqiptar. Ajo ka dhënë jetën, sakrificën e saj vetëm si një shqiptare e bindur e dashuruar me vendin e vet, por mbi të gjitha si mbretëresha e shqiptarëve”, tha Princi Leka.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido vlerësoi gatishmërinë e bashkëpunëtorëve në ndërmarrjen e kësaj ekspozite.

”Besoj se figura të tilla të cilat kanë një kontribut në shoqërinë tonë si për sa i përket emancipimit të gruas shqiptare, por edhe rolit dinamik që një grua me origjinë të huaj e mbajti deri në fund të jetës së saj Shqipërinë dhe shqiptarinë, jo vetëm në zemër, por edhe në përçimin e mesazheve të tilla besoj se janë disa mesazhe të cilat ne duhet t’i ruajmë me besnikëri”, tha Bido.

Ekspozita “Geraldina Zogu, Trëndafili i Bardhë i Shqipërisë” do të qëndrojë e hapur edhe më datë 28 tetor./euronrews.albania

————-

Lexo edhe:

PRINC LEKA: 10 VITE PA TY I DASHUR BABI!

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar.

Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja t’ju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gëzimi juaj më i madh, është aq e dashur!

Tekstin e plotë e gjeni KËTU