Incidenti në koncert/ Goditet me fishekzjarre në fytyrë këngëtarja e njohur

Koncerti i fundit i Ellie Goulding ne Portsmouth mund të kishte pasur pasoja fatale për këngëtaren. Teksa ishte duke performuar në skenë një nga këngët e saj, atë “Miracle”, ajo është goditur në fytyrë nga fansat me një fishekzjarr.

Edhe pse fillimisht u trondit dhe u mundua të shmangej, duket se kjo gjë nuk e ka ndaluar Ellie-n, e për thënë, “The show must go on!”

Direkt pas incidentit këngëtarja kapi sërish mikrofonin duke performuar sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Megjithatë nuk dihet nëse Goulding është në një gjendje të mirë shëndetësore, apo ka pësuar ndonjë djegie në fytyrë.

Nga ana tjetër akoma nuk është bërë i ditur identiteti i personit që sulmoi këngëtaren, apo nëse do të ndiqet në rrugë ligjore kjo situatë./ classlifestyle

ObserverKult


Lexo edhe:

“TRAGJEDIA BUZË DETIT”: NJË INCIDENT I TMERRSHËM QË NDRYSHOI JETËN E NJË ÇIFTI PËRGJITHMONË

Tragjedia buzë detit”, titullohet fotografia që fitoi çmimin Pulitzer.

Në mëngjesin e 2 prillit 1954, fotografi i Los Angeles Times, John Gaunt, po rrinte në oborrin e përparmë të shtëpisë së tij në plazh në Hermosa, kur dëgjoi një fqinj të bërtiste: “Diçka po ndodh në plazh!” Instinktivisht, Gaunt kapi kamerën e tij “Rolleiflex”. Dhe nxitoi për të parë një çift të tmerruar që shtrëngonin njëri-tjetrin.

Në breg, qëndronin një çift i ri, zoti dhe zonja John McDonald. Ndërsa lëviznin përpara, pastaj mbrapa, duke u kapur pas njëri-tjetrit. Gjuha e trupit të tyre i tregoi Gauntit një histori që ia shtrëngoi barkun. Ai e kuptoi se dikush duhet të ketë humbur. Dhe bëri një fotografi nga dyqind metra larg.

Vetëm atëherë ai mësoi se pak çaste më parë, djali nëntëmbëdhjetë muajsh i çiftit, Michael, kishte luajtur përgjatë vijës bregdetare.

Dallga agresive, ua mori fëmijën nga cektina e bregut. Pavarësisht përpjekjeve të dyfishta të prindërve të pafuqishëm, atyre nuk mbeti gjë tjetër. Veçse të prisnim. Më vonë gjatë ditës, trupi i fëmijës u gjet i pajetë. Në plazh një milje larg.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult