Të premten promovohet “Palankin”, libri i ri i Fahredin Shehut

Shkrimtari kosovar Fahredin Shehu, më 22 nëntor promovon librin me poezi “Palankin”.

Promovimi mbahet në Galerinë Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Shkrimtari Shehu ka një krijimtari të bujshme letrare. Veprat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja.

Fahredin Shehu është themelues edhe drejtor ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili organizohet tash e disa vite në Komunën e Rahovecit.