Meta përkujton ditëlindjen e Isa Boletinit: “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar ditëlindjen e  Isa Boletinit.

“Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”, ka cituar Meta, Isa Boletinin.

“Amaneti i Bacës Isë nuk shuhet kurrë. Vepra dhe shembulli i tij frymëzues në mbrojtje të interesit kombëtar na udhëheq çdo ditë”, ka theksuar Meta.

“Atdheu është mbi gjithçka! Heronjtë e Kombit kanë vetëm ditëlindje! Lavdi përjetë Isa Boletinit”, ka shtuar Meta./ATSH