Hapësirat e betonuara, trafot elektrike dhe muret e qytetit do të marrin ngjyrë nga rinia e tokës së rrushit.
Të rinjtë e Rahovecit artin e konsiderojnë mjet për të tërhequr vizitorë, por edhe për t’u revoltuar ndaj pakënaqësive.
Grupi “Grapelanders” ka për qëllim që nëpërmjet muraleve t’i japë qytetit jetë dhe shpresë.
Konceptet e veprave do të ndryshojnë nga muri në mur, por sipas artistëve të rinj, secila nga këto hapësira të ringjallura do të ngjyroset për të reflektuar pozitivitet.
Shndërrimi i qytetit të Rahovecit do të nisë në muajin korrik.
Njëri prej artistëve të grafiteve, Nijazi Bugari, shpreson se ky organizim do të kthehet në festival tradicional dedikuar artit në hapësira publike.
Çfarë e bën edhe më të veçantë këtë grup artistësh, janë profilet dhe profesionet e ndryshme që kanë anëtarët e “Grapelanders”.
Në mënyrë që gjithçka të jetë e menduar mirë, grupit i është bashkuar edhe një psikolog.
Aktivitetet e para “Grapelanders” do t’i zhvillojë gjatë datave 2 e 3 korrik./koha