“Të shtrirë mbi kanape” nga grupi i njohur, Gjurmët (Teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Të shtrirë mbi kanape” interpretuar nga grupi ‘Gjurmët’.

Shiun e dëgjoj
Muret më lëndojnë
Të pres ty
Oooooo
Hapat t’i dëgjoj
Më duket se të shoh
A je ti
Ooooo…

A thua je ti që do të më ndihmosh
T’i harroj këto ditë që më shkojnë bosh
Të paramendoj, të shoh në dhomë
Më vjen si engjull dhe më fton
Unë dhe ti
Të shtrirë mbi kanape
Presim një ditë të re
Kur shi më nuk do të bjerë, kështjellën për ta ngre
Të na bëj hije vetëm ne
Të shtrirë mbi kanape
Sikur jemi mbi një re
Lëshojmë një zog të fluturojë
E dielli të na e ftoj

Shiu nuk pushon,
dhoma më shikon
Të pres ty,
Ooooo….
Të kam njohur përherë
Të shoh edhe erë më erë
A je ti
Oooooo…
A thua je ti që do të më ndihmosh
T’i harroj këto ditë që më shkojnë bosh
Të paramendoj, të shoh në dhomë
Më vjen si engjull dhe më fton
Unë dhe ti
Të shtrirë mbi kanape
Presim një ditë të re
Kur shi më nuk do të bjerë, kështjellën për ta ngre
Të na bëj hije vetëm ne
Të shtrirë mbi kanape
Sikur jemi mbi një re
Lëshojmë një zog të fluturojë
E dielli të na e ftoj

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


ermira babaliu

ERMIRA BABALIU: O MOS M’U DËSHPËRO TI, O MOS M’U HIDHËRO (TEKSTI DHE KËNGA)

Më thanë se të panë ty,
të panë duke lotuar.
Më thanë se të panë ty,
të panë duke lotuar.

Më mirë të qajë unë për ty,
sesa tinë për mua.
Më mirë të qajë unë për ty,
sesa tinë për mua.

O mos m’u dëshpëro ti,
o mos m’u hidhëro.
O mos m’u dëshpëro ti,
o mos m’u hidhëro.

Arapkë moj, syzeskë moj,
sa fort të dashuroj.
Arapkë moj, syzeskë moj,
sa fort të dashuroj.

Tekstin dhe videon e këngës mund ta shihni KËTU:

ObserverKult