Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren

grua

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Besoj në forcën e buzëqeshjeve e të lotëve si kundërhelm ndaj terrorit dhe urrejtjes./Charlie Chaplin

Asnjë debat nuk është i mundur nëse përballja bëhet me urrejtje dhe mostolerancë./Jasques Chirac

Ai nuk kishte asnjë armik, por të gjithë miqtë e urrenin./Eddie Cantor

Urrejtja që mbart brenda teje është si një thëngjill, që djeg më shumë ty se të tjerët./Lawana Blackwell

Gruaja ose dashuron, ose urren, nuk ka rrugë të mesme./Publilius Syrus

Dashuria e dhënë nganjëherë edhe nuk rikthehet, kurse urrejtja rikthehet përherë./Ugo Bernasconi

Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren./Jean De la Bryére

Xhelozia është një miks dashurie, urrejtje, koprracie dhe krenarie./Alphonse Karr

Urrejtja verbon. Dashuria arrin të lexojë atë që është e shkruar në yllin më të largët./Oscar Wilde

Urrejtja nuk mund ta ndalojë kurrë urrejtjen, vetëm dashuria mundet./Buda

ObserverKult