Për shkak të pandemisë, një pjesë e procesit të provave e kishin zhvendosur në ambient të hapur.
Duke e respektuar distancën fizike, publiku në numër të kufizuar mund të ndjekë sot premierë shfaqjen “Sakati nga Inishmani”.
Ekipi i shfaqjes është bërë gati që sonte të shfaqë premierën e parë për këtë vit në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Billy, rolin e të cilin e luan Alban Goranci, është një person me aftësi të kufizuara, i cili është lodhur nga jeta në ishullin irlandez.
Kështu ia mësyn Hollywoodit, duke e lënë prapa vetëm një letër. Për banorët e ishullit, Irlanda nuk duket vend i keq për të jetuar, kur edhe Billy kthehet përsëri nga Hollywoodi, i cili nuk ia plotësoi ëndrrën.
Regjisori Shkëlzen Berisha e ka kontekstualizuar ngjarjen në një vend të izoluar, ku njerëzit komunikojnë me një qasje të ashpër, transmeton ‘koha.net’.
Shfaqja e vendosur në një vend të izoluar në vitin 1934, ndërsa aktorët duke i qëndruar besnik tekstit të autorit irlandez komunikojnë me një gjuhë të drejtpërdrejtë.
Kjo shfaqje u vlerësua si një sukses i radhës për teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Shfaqja “Sakati nga Inishmani” do të shfaqet sonte premierë në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.