Teatri Kombëtar fshin shfaqjen e rileximit artistik të “Prefektit”

Debatet dhe indinjimi i pasardhësve të Qazim Mulletit ka bërë që Teatri Kombëtar në Shqipëri të fshijë nga faqja e “Facebook” videon e rileximit artistik të komedisë “Prefekti”.

Pak ditë nga shfaqja online, e cila ngjalli reagimin e shoqatës “Tirana”, si dhe të pasardhësve të Qazim Mulletit, duket se Teatri Kombëtar ka reflektuar duke e hequr nga “Facebook” shfaqjen.

Teatri Kombëtar vendosi të lexojë pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës për t’i shfaqur në “Facebook”. Kjo do të bëhej me rastin e festave të nëntorit. Por leximi i kësaj vepre ngjalli një sërë kritikash, pasi në të ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit.

Shoqata “Tirana” deklaroi se do t’i drejtohej edhe Ministrisë së Kulturës që të hiqej zyrtarisht nga transmetimi shfaqja “Prefekti”. Ata e konsideruan atë si një sajesë politike e sistemit komunist. Gjithashtu thanë se filmi bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës.

Edhe pasardhësit e Qazim Mulletit u shprehën të fyer. Ata deklaruan se nga ish-prefekti i Tiranës ka qenë një intelektual që dinte pesë gjuhë të huaja. Shtuan se ai kishte shpëtuar hebrenj duke theksuar se bashkëpunimi me pushtuesin ishte institucional./fjala.al

————————————–

ObserverKult

Lexo edhe: “KËRCËNON” BUDINA: DO T’I SHKOJMË ÇËSHTJES DERI NË FUND, TEATRI DO NDËRTOHET ATY KU ISHTE

Aleanca për Teatrin ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin e gjykatës për Teatrin Kombëtar.

Regjisori dhe aktori i njohur Edmond Budina tha se ata do i shkojnë betejës së tyre për Teatrin deri në fund.

“Në këtë kohë në këtë mot të zymtë dhe në këtë kohë të zymtë për demokracinë shqiptare ne jemi këtu. Ta flenë mendjen një herë e mirë, e kemi thënë që ne çështjes së teatrit do i shkojmë deri në fund.

E shihni ç’po bëhet me artin në Shqipëri? Shqyhet teatri, teatri eksperimental, prishet cirku, kultura e këtij vendi nëpërkëmbet.

Ta flenë mendjen jo vetëm qeveritarët e sotëm, opozita e ashtuquajtur e sotme por dhe ndërkombëtarët. Qofshin këta ambasadë amerikane qofshin të BE ne do t’i shkojmë çështjes së teatrit deri në fund, deri sa të ndërtohet aty ku

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult