Teatri Kombëtar i Kosovës bashkëndjen dhimbjen për rrënimin… anulon shfaqjen

Duke ndarë dhimbjen me komunitetin e artistëve, pas shembjes së Teatrit, TEatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen e paraparë që të jipej sonte.

Bashkëngjitur, gjeni njoftimin:

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj.
Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë.”