Aktorit nga Kumanova Shkëlqim Islami, i është ndarë çmimi ‘Aktori më i Mirë Protagonist’, në Festivalin Tradicional të Komedisë, “Mittrixfest” në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë me dije, Teatri i Kumanovës përmes një njoftimi në Facebook.
Islami, me këtë çmim u shpërblye për rolin e regjisorit në shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”, shfaqje kjo me skenar të Jeton Neziraj dhe regji të Erson Zymberi.
Ndërsa Teatri i Kumanovës me shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” në Festivalin Tradicional të Komedisë Mitrovicë, është shpërblyer me katër çmime të rëndësishme:
Shfaqja më e mirë e Festivalit-Teatri i Kumanovës
Aktori më i mirë – Shkelqim Islami
Aktorja më e mirë– Egzona Salihu
Skenografia më e mirë – Ardian Kadriu
Çmimet e arritura në këtë Festival, nga Teatri i Kumanovës kanë deklaruar se ka ardhur si rezultat i punës së palodhur të ekipit të teatrit në Kumanovë.
“Teatri i Kumanovës është një teatër që vepron në kushte të vështira, dhe këto çmime janë një vërtetim i vlerës së artit dhe angazhimit të ekipit tonë që e kanë bërë me shumë dashuri”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Kumanovës.
Premiera e shfaqjes është dhënë në korrik të 2023. Ndryshe “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” është shfaqje e Teatrit të Kumanovës.
ObserverKult
Lexo edhe:
GRANIT RUSHITI SHPALLET AKTORI MË I MIRË NË SUEDI PËR ROLIN NË FILMIN “I AM ZLATAN”
Aktori shqiptar, Granit Rushiti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për rolin në filmin “I am Zlatan”.
Rashiti ka fituar çmimin “Brumbulli i Artë” për ‘aktorin më të mirë’. Kjo në ceremoninë “Guldbaggen” të organizuar nga Instituti Suedez i Filmit.
“Unë jam Zlatan” është film që portretizon rrugëtimin në botën e futbollit të futbollistit nga Suedia, Zlatan Ibrahimoviq.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult