Tefta Tashko: Kur më vjen burri nga stani (teksti Lasgush Poradeci) Video

Lasgush Poradeci i ka shkruar dhjetëra këngë sopranos së shquar, Tefta Tashko. Mes tyre edhe tekstin e këngër “Kur më vjen burri nga stani” të cilën ObserverKult ua sjell me tekst dhe video:

Kur më vjen burri nga stani
Kur më vjen, kur më vjen,
Kur me vjen…
Fu-fu-fu ma bën fustani
Fu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

Kur më vjen burri nga kisha
kur më vjen, kur më vjen,
kur më vjen…
Fuf-fuf-fuf ma bën kemisha.
Kur më vjen burri nga kisha
Fuf-fuf-fuf ma ben kemisha.

Kur më vjen burri nga arat
kur më vjen, kur më vjen?
Dal i bëj një zë përpara,
dal i bëj, dal i bëj.

Kur më vjen burri nga ullinjtë
Marr një shkarpë e i nxjerr sytë,
Marr një shkarpë, marr një shkop,
Marr një shkarpë.

Kur e shoh burrin të verbër
kur e shoh, kur e shoh?,
Oh, oh, ç’më ç’pon në zemër,
oh, oh.

Kur e shoh burrin pa dritë
plot me lot më mbushen sytë,
Kur e shoh burrin pa dritë
plot me lot më mbushen sytë.

Ç’thashë ashtu a unë korba
ç’thashë ashtu, ç’thashë ashtu?
Jo, moj, jo sytë s’ja nxorra!
jo, moj, jo!

Kur më vjen burri nga stani
Kur më vjen, kur më vjen?
Kur me vjen?
Fu-fu-fu ma bën fustani
Fu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

________

Në qershor të vitit 1937, Tefta Tashko i shkruante poetit nga Roma:

tefta tashko stani

“Romë, 14.6.1937

I dashur Zoti Poradeci

Më parë kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes sime kundrejt letrës suaj të dashur. Por shkaku ka qenë se shkova menjëherë për Milano, ku ndjenja 15 ditë. Dhe është e tepër t’ju them se s’pata asnjë minutë të lirë, Dje u ktheva në Romë dhe vrapoj t‘ju falënderoj nxhehtësisht për vjershat tuaj të bukura. Veçanërisht spirituale janë dy couplet-et e “Burri nga Stani”, të cilat të them të drejtën, pata pak zor t’i këndojë, se më mori një e qeshur e fortë ne enregjistrim e sipër.

Po ekzekutimi ka qenë i mirë për gjithë këngët dhe së shpejti dalin për qarkullim. Do t’u lutem pra, të keni mirësinë të më dërgoni dhe autorizimin për fjalët e Serenatës, si dhe ato të “Burri nga Stani”, dhe unë do ia komunikojë shoqërisë “Columbia” për të cilën këndova” Tefta Tashko”.

Përgatiti U.V./ ObserverKult

——————

Lexo edhe:

NDËRROI JETË 37 VJEÇE, SEKRETET DHE TË PATHËNAT E TEFTA TASHKOS!