Këngë për Bekim Fehmiun
“Vetëm Bekimi ka arritur sukses botëror”, kjo është deklarata e aktorit të njohur Rade Serbexhija e cila vazhdon të jetë temë diskutimi në qarqet më nacionaliste të Beogradit.
Rade Serbexhija me kitaristin Miroslav Tadiq kanë punuar me përkushtim “Këngë për Bekimin” (Pjesma za Bekima) si dedikim për aktorin me famë botërore nga Kosova, Bekim Fehmiut.
ObserverKult ua sjell këngën si dhe përkthimin e tekstit të këngës kushtuar Bekim Fehmiut.
Këngë për Bekimin
Deshe njerëzit t’i bëje më të mirë
dhe shuaje prushin në pëllëmbë
krejt çka mundje t’u thuaje në heshtje
u dogj në një ditë
Më pas këndove për ta, më pas loze për ta
edhe shpirtërat e lënduar ua qetësoje
derisa nuk e vranë shokun tënd
dhe të parët i vunë flakën qytetit
Hej Boro, i bardhi Boro
U tretën ditët tona
Hej Boro, i bardhi Boro
u zhduk gjithçka si bora e vjetme
Ku nuk pata vëllezër
ti ishe vëllai im
në këngën time sot edhe heshtja jote këndon
Një kohë e largët e re
shpirtërat e lënduar na i ushqen
Ti po shkon, e unë mbeta ta paguaj borxhin në kafene.
Në shqip: Çlirim Lazaj
Përgatiti U.V. /ObserverKult
Kliko edhe:
ÇFARË “TESTAMENTI” E KISHTE LËNË AKTORI I NJOHUR, BEKIM FEHMIU…
Aktorja Branka Petriq ka pohuar në intervista të ndryshme se ende e ka të freskët në kujtesë ditën kur i dashuri i saj, Bekimi, e la këtë botë. Gjërat e tij personale Branka i ruan me devotshmëri në shtëpi.
“…Atë ditë ishte tmerrësisht nxehtë, e mbajë në mend për mrekulli. Ai më nuk është, por gati gjithçka që i takoi atij, gjërat e tij, syzet, topat për ushtrimet e dorës, rrobat, janë në shtëpi dhe për mua secila ditë është e njëjtë sikur këto dhjetë vjet që kaluan”, tha ajo.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult