Pas ndarjes nga Pique telashe të reja në horizont për Shakirën. Prokuroria e Barcelonës ka kërkuar tetë vjet e dy muaj burg dhe gati 24 milionë euro gjobë për akuzën e evazionit fiskal për të cilin këngëtarja është paraqitur në gjykatë në vitin 2019.
Sipas prokurorëve, ylli kolumbian, Shakira, e cila refuzon çdo marrëveshje dhe thotë se është gati të shkojë në gjyq, është “fajtore për vjedhjen e 14.5 milionë eurove nga autoritetet tatimore spanjolle midis viteve 2012 dhe 2014”.
Aktakuza detajon gjashtë akuza kundër Shakirës. Këngëtarja këtë javë refuzoi një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke zgjedhur të shkojë në gjyq, por ende nuk është caktuar një datë gjyqi, transmeton ‘gazeta express’.
Ekipi i marrëdhënieve me publikun i Shakira-s thotë se këngëtarja i ka përmbushur gjithmonë detyrimet e saj tatimore. Ajo thotë se artistja ka depozituar shumën që thuhet se i detyrohet, duke përfshirë 3 milionë euro në interes.
Prokurorët në Barcelonë kanë pretenduar se fituesja e Grammy-t ka kaluar më shumë se gjysmën e çdo viti midis 2012 dhe 2014 në Spanjë dhe duhet të kishte paguar taksat në vend.
Lexo edhe:
LEGJENDA PËR UJËVARËN E MIRUSHËS: KUSH ISHTE VAJZA QË LAHEJ NË UJIN E SAJ
Njëherë në një kohë, ekzistonte një perandor i njohur në trojet tona. Ai kishte pasuri të madhe, fëmijë shumë, mbi të gjitha kishte dituri të madhe.
Si një familje e madhe në numër, dhe fëmijë shumë, Perandori kishte dhe një vajzë që quhej Rica. Vajza e perandorit kishte një bukuri marramendëse. Rica rritej dhe edukohej në një frymë shumë pozitive familjare…
ObserverKult