Legjenda për Ujëvarën e Mirushës: Kush ishte vajza që lahej në ujin e saj

Njëherë në një kohë, ekzistonte një perandor i njohur në trojet tona. Ai kishte pasuri të madhe, fëmijë shumë, mbi të gjitha kishte dituri të madhe.

Si një familje e madhe në numër, dhe fëmijë shumë, Perandori kishte dhe një vajzë që quhej Rica. Vajza e perandorit kishte një bukuri marramendëse. Rica rritej dhe edukohej në një frymë shumë pozitive familjare.

Pranë shtëpisë së perandorit ishte një ujëvarë. Çdo ditë Rica, shkonte dhe lahej andej pari. Pothuajse të gjithë njerëzit që e shikonin, habiteshin nga bukuria dhe sjelljet e saj. Dhe çdo herë që shihnin vajzën lozonjare duke u larë në ujëvarë, thoshin: U la Rica – u la Rica. Ujëvara e Ularicës, e mori emrin pikërisht nga Vajza e Perandorit – Rica. Ndërsa, sot kjo ujëvarë mori emrin Mirusha, tash e një kohë të gjatë dhe të panjohur.

LEXO EDHE: Legjenda e Rrapit të Libohovës, pemës që nuk thahet kurrë…