Tensione në Kosovë, Filharmonia e Beogradit koncert në Tiranë

Ndërsa situata në veri ka krijuar tensione mes Kosovës dhe Serbisë, Filarmonia e Beogradit do të mbajë koncert në Teatrin e Operas në Tiranë të enjten në mbrëmje nën drejtimin e dirigjentit të njohur, Zubin Mehta.

Koncerti është pjesë e një turi ballkanik që filarmonia organizon me rastin e 100-vjetorit të saj por në opinionin publik ka patur diskutime sa i takon një koncerti serb në Tiranë në kohë përplasjesh.

“Programi me maestron është paracaktuar që në tetor. Sa i takon fakteve që ndodhin tani, mendoj se vetëm mendjet e mbyllura mund të krijojnë situata të pakëndshme dhe që janë kurthe që historia do t’i zhdukë. Është nismë e Ballkanit të hapur me rastin e 100-vjetorit të orkestrës së tyre”, sqaron drejtoresha TKOB, Abigela Voshtina.

Zubin Mehta është dirigjenti i njohur dhe i suksesshëm.

“Po flasim për një burrë që e ka nisur karrierën në Viena Stats Opera. Dhe vetëm qielli ishte limiti i tij. Një nga dirigjentët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ai që themeloi teatrin Maggio Musicale dhe i dha ngjyrën orkestrës për 50 vite. Nuk ndërhyn në buxhetin e teatrit. Është një nismë e Ministrisë së Kulturës serbe. Zubin Mehta ka qenë një lidhje paqësore në disa momente për të sensibilizuar popullsinë në fatkeqësi të mëdha dhe këtë Zubin Mehta e ka bërë më shumë se njëherë në jetë”, tha Voshtina

Në koncert luhet simfonia nr.7 e Bethovenit dhe Simfonia fantastike e Berliozit./balkanweb

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE NJË SUKSES: SOLISTËT E TKOB FITOJNË NË KONKURSIN EVROPIAN

Abigeila Voshtina, drejtore e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, uroi dy artistët shqiptarë që fituan në edicionin e 77-të të konkursit “Comunita Europea” në Itali.

Baritoni Artur Vera dhe sopranoja Suada Gjergji u shpallën fitues të konkursit. Kjo mes 100 të rinjve nga e gjithë Evropa.

“Krenare të shoh se si të rinjtë, të cilët kanë spikatur në TKOB. Lartësojnë anekënd, në mënyrë dinjitoze, vlerat tona kombëtare kulturore. Po ashtu promovojnë potencialin e tyre në zhanre të ndryshme muzikorë”. Kështu ka shkruar Abigeila Voshtina, në rrjetet sociale.

Konkursi u zhvillua në Teatro Nuovo Gian Carlo Menotti, në Spoleto dhe artistët shqiptarë u renditën mes 10 emrave fitues.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult