Teodor Keko: E dashur, s’ka shumë kohë për t’u menduar…

“Ky ligj hyn në fuqi menjëherë”
E dashur, s’ka shumë kohë për t’u menduar.
Në zemrat tona, s’fryn më erë,
tufanëra vërtiten, të harbuar.

Nga pritja buzët janë kalbëzuar,
gjymtyrët kokëvarur-drurë dimërorë.
Boll me vetminë ne të celebruar,
divorc, për hir të jetës, dashuria thotë.

Ti, eja! Frika vdiq! Rroftë pragmatizimi!
në botë vjen individi vec një herë.
Ky dimër vdes, kur ndrit gëzimi,
“Ky ligj hyn në fuqi menjëherë!”

*Titulli i origjinalit: Neni dy

ObserverKult

LEXO MË SHUMË NGA TEODOR KEKO:

TEODOR KEKO: BALADA E DJALIT TË VOGËL QË SHËTIT ME HËNËN

TEODOR KEKO: Ç’MREKULLI DO ISH TË VIJE