Teodor Keko: Je larg tani…

teodor keko natën

Poezi nga Teodor Keko

Je larg tani. Kufij e klone….
Tё tjerё njerёz, gjuhё tjetёr.
Tek unё ka mbetur aroma jote
bashkё me dashurinё e vjetёr.

Andej aroma ka ndryshuar.
Tё tjerё parfume, esenca tjetёr.
S’ka gjё! Pёr mua mjaft ka mjaftuar
unikja, dashuria e vjetёr.

ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

LETËR TEODOR KEKOS: NA KA MARRË MALLI PËR BOHEMIN MË TË FAMSHËM TË TIRANËS…

Nga: Martin Leka

I dashur Dori!

Ti sot ke ditëlindjen dhe ne, shokët e tu, nuk e harrojmë këtë ditë! As në kohë të mira, as në kohë gërdalle. Madje po të them se po jetojmë një kohë të çuditshme. Kohë pandemie. Ka rënë një virus në botë Dor, dhe përveçse na mbylli brenda shumë ditë e javë, vazhdon të na bëjë zbor.

Është një kohë kur e vetmja mënyrë për ta luftuar është të mos takosh njeri më afër se 2 metra, të lash mirë duart me sapun disa herë në ditë, të mbash maskë, sidomos në ambiente të mbyllura! Kohë maskash domethënë. U kënaqën edhe ata që gjithë jetën fytyrën e kishin maskë.

Sepse u futën në tufë me të gjithë dhe u duket vetja si dynjaja. Kemi mbi 6 muaj që luftojmë me këtë virusin e padukshëm dhe botës nuk i vlejnë as shpikjet, as kapitalet; nuk vlejnë më as mbushjet bërthamore, as raketat kozmike, as udhëtimet për në Hënë apo Mars.

Botës po ja bën “rrup-sup” një grimcë e padukshme, edhe pse ka plot “të mençur” asimptomatike që thonë se kjo është  trill ose “konspiracion botëror”?!

Nuk dihet kur do të mbarojë kjo luftë e ku makth, por një gjë na tregoi kjo kohë: të gjithë jemi të barabartë: si ai që punon ndershmërisht, si ai që vjedh gjithë ditën; si ai që s’ka një kacidhe, si ai me trilion dollarë; si burrat, si gratë