Teodor Keko: Unë hijen time nuk e njoh…

teodor keko natën

Me hijen time ik në rrugë,
Ajo e sheshtë gjithë aq e zezë.
E di saktësisht se ç’mendoj unë,
Pjerrtas më sheh si një të mjerë.

Unë hijen time nuk e njoh,
S’ia di mirësitë e as tradhtitë,
Nuk di as kur do më lëshojë,
Kur do të më ngarkojë në shpinë.

*Titulli i origjinalit: “Hija ime”

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALIMI I HYGOS QË KURRË NUK HARROHET: SHKATËRRIMI MË I MIRË I URREJTJES BËHET NËPËRMJET FALJES