Teodor Shtorm: Kur larg teje të jem përsëri

Kur larg teje të jem përsëri,
Dhe në mbetsha përjetë atje,
Do t’të ndiej pranë si zemrën në gji,
Si në zemër dashurinë që rreh.

Përktheu: Petraq Kolevica